Spanja e mposht Gjeorgjinë me një gol të çmendur në çastet e fundit - Gazeta Express
string(67) "spanja-e-mposht-gjeorgjine-me-nje-gol-te-cmendur-ne-castet-e-fundit"

Futboll

Gazeta Express

28/03/2021 19:58

Spanja e mposht Gjeorgjinë me një gol të çmendur në çastet e fundit

Futboll

Gazeta Express

28/03/2021 19:58

Spanja e ka mposhtur 2:1 Gjeorgjinë falë një goli të jashtëzakonshëm në çastet e fundit të takimit kualifikues për Kupën e Botës 2022 të dielën mbrëma.

Dani Olmo e tundi rrjetën e portës së Gjeorgjisë në minutën e fundit të kohës shtesë në Tbilisi, duke ia siguruar Spanjës fitoren e parë në Grupin B, aty ku bën pjesë edhe Kosova, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Skuadra e Luis Enriques vinte nga një barazim zhgënjyes 1:1 me Greqinë në ndeshjen hapëse të grupit dhe nuk guxonte ta bënte edhe një lësh tjetër të radhës.

Gjeorgjia e kishte tronditur Spanjën duke kaluar në epërsi në pjesën e dytë, kur Khvicha Kvaratskhelia shënoi pas një kundërsulmi i asistuar nga Otar Kiteishvili në minutën e 44-të.

Furisë së kuqe iu desh një çerek kohë për ta barazuar rezultatin. Jordi Alba e shërbeu Ferran Torresin, i cili shënoi në portën boshe për ta kthyer ekipin e vet në lojë.

I futur nga stoli, Olmo gjuajti nga rreth 30 metra largësi për ta mposhtur një Gjeorgji që ishte mbajtur shumë mirë deri atëherë.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi për Gjeorgjinë, pas asaj kundër Suedisë.

Suedia përballet me Kosovën sonte në orën 20:45, ndërsa Greqia pushon.

Spanja është lider tani me 4 pikë pas dy ndeshjeve, e ndjekur nga Suedia me 3 pikë dhe Greqia me 1.

Kosova është pa pikë sepse sonte e zhvillon ndeshjen e parë të saj në këto kualifikime./Gazeta Express/