Sonte Gjoni Palokaj do të ndeshet me çeçenin Machaev - Gazeta Express
string(52) "sonte-gjoni-palokaj-do-te-ndeshet-me-cecenin-machaev"

Sport

Gazeta Express

11/07/2026 10:10

Sonte Gjoni Palokaj do të ndeshet me çeçenin Machaev

Sport

Gazeta Express

11/07/2026 10:10

Mago Machaev nuk ka arritur ta bëjë peshën. Në momentin zyrtar të matjes ai ishte 1.2 kg mbi limit.

Ndërsa, Gjoni Palokaj e ka bërë peshën sipas rregullave.

Pas matjes, Machaevit iu dhanë edhe 2 orë kohë shtesë për t’i hequr 1.2 kg, por nuk ia doli.

Ai arriti të humbte vetëm 100 gram, kështu që mbeti 1.1 kg mbi peshën e lejuar.

Ndërkohe, organizata e pyeti Gjonin dhe trajnerin e tij, David Palokaj, nëse dëshironin që ndeshja të zhvillohej.

Trajneri David Palokaj pranoi dhe tha “Po.”

Për shkak se nuk e bëri peshën sipas rregullave, Oktagon ia hoqi Machaevit rripin e kampionit.

Kjo do të thotë se, edhe nëse Machaev e fiton ndeshjen, ai nuk mund ta rikthejë rripin e kampionit.

Ndërsa nëse Gjoni fiton, ai do të shpallet kampion dhe do ta marrë rripin.

Në këtë situatë, po qe se Gjoni fiton atëherë bëhet kampion.

Kurse nëse humb, asnjëri nuk e merr rripin e kampionit.

Megjithatë, Gjoni Palokaj është shumë i përgatitur dhe pret fitore të sigurt, bashkë me stafin e trajnerëve.

Ky edhe do të ishte suksesi më i madh në karrierë i djaloshit nga Velezha e Prizrenit, që jeton në Gjermani. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement