Merino: As në ëndrrat më të çmendura nuk do ta kisha imagjinuar këtë rrugëtim - Gazeta Express
string(76) "merino-as-ne-endrrat-me-te-cmendura-nuk-do-ta-kisha-imagjinuar-kete-rrugetim"

Sport

Gazeta Express

11/07/2026 10:00

Merino: As në ëndrrat më të çmendura nuk do ta kisha imagjinuar këtë rrugëtim

Sport

Gazeta Express

11/07/2026 10:00

Mesfushori i Spanjës, Mikel Merino, ka folur pas kualifikimit të skuadrës së tij në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, duke e pranuar se rrugëtimi i deritanishëm i ka tejkaluar edhe pritshmëritë e tij më optimiste.

“Po e jetojmë një moment të jashtëzakonshëm. Nëse dikush do të ma kishte thënë këtë para turneut, ndoshta nuk do ta kisha besuar. As në ëndrrat e mia më të çmendura nuk do ta kisha imagjinuar një rrugëtim të tillë”, u shpreh Merino, përcjell “Gazeta Express”.

Ai theksoi se suksesi i Spanjës është fryt i punës së të gjithë grupit dhe jo i individëve.

“Kjo skuadër ka treguar karakter, unitet dhe cilësi në çdo ndeshje. Jemi shumë të lumtur për atë që kemi arritur, por nuk duam të ndalemi këtu. Tani na pret një tjetër sfidë e madhe dhe do të japim gjithçka për të arritur në finale”, deklaroi tutje mesfushori spanjoll.

Spanja e siguroi një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, ku do të përballet me Francën në një duel që pritet të jetë ndër më spektakolarët e turneut. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement