Kane e komenton krahasimin me Haalandin, flet edhe për synimet me Anglinë - Gazeta Express
string(72) "kane-e-komenton-krahasimin-me-haalandin-flet-edhe-per-synimet-me-angline"

Sport

Gazeta Express

11/07/2026 9:50

Kane e komenton krahasimin me Haalandin, flet edhe për synimet me Anglinë

Sport

Gazeta Express

11/07/2026 9:50

Sulmuesi dhe kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka folur në prag të çerekfinales së Kupës së Botës ndaj Norvegjisë, duke i komentuar krahasimet e vazhdueshme me Erling Haaland.

“Unë dhe Haaland jemi lojtarë krejtësisht të ndryshëm, pothuajse luajmë në dy role të ndryshme. Nuk mendoj se ka nevojë të na krahasojnë”, deklaroi Kane.  

Ai nuk i kurseu fjalët e mira për yllin norvegjez, duke e cilësuar si një nga sulmuesit më të mirë në botë, shkruan “Reuters”, përcjell “Gazeta Express”.

“Haaland është një sulmues fantastik. Është fizikisht dominues dhe një makinë për të shënuar gola. Unë, nga ana tjetër, më pëlqen të përfshihem më shumë në ndërtimin e lojës dhe të kontribuoj në faza të ndryshme të saj”, shtoi Kane.  

Lidhur me garën për “Këpucën e Artë” të Botërorit, sulmuesi anglez theksoi se prioriteti i tij mbetet suksesi i ekipit.

“Objektivi im kryesor është që Anglia të fitojë. Çmimet individuale janë të bukura, por nuk janë ato që më motivojnë më shumë”, përfundoi ai. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement