Milani e merr vendimin final për Jasharin - Gazeta Express
string(41) "milani-e-merr-vendimin-final-per-jasharin"

Sport

Gazeta Express

11/07/2026 9:08

Milani e merr vendimin final për Jasharin

Sport

Gazeta Express

11/07/2026 9:08

Pavarësisht interesimit nga disa klube italiane dhe të huaja, e ardhmja e Ardon Jasharit pritet të jetë te Milani.

Mesfushori shqiptar vazhdon ta gëzojë besimin e plotë të klubit dhe, mbi të gjitha, të trajnerit Ruben Amorim.

Sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport“, Amorim e konsideron Jasharin një nga shtyllat e projektit të ri kuqezi dhe është i vendosur t’ia japë një rol të rëndësishëm në sezonin e ardhshëm, përcjell “Gazeta Express”.

Trajneri portugez beson se 23-vjeçari mund ta tregojë potencialin e tij të plotë pas një sezoni të parë të vështirë, të ndikuar edhe nga një dëmtim serioz.  

Drejtuesit e Milanit e kanë refuzuar çdo interesim për përfaqësuesin zviceran, duke e konsideruar atë të pashitshëm në këtë afat kalimtar.

Klubi dëshiron ta ndërtojë mesfushën e së ardhmes pikërisht rreth futbollistit me origjinë shqiptare, i cili mbetet një nga emrat më të rëndësishëm në planet e Amorimit. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement