De Bruyne largohet nga Botërori me kokën lart, tregon nëse do të luajë më me Belgjikën apo jo - Gazeta Express
string(92) "de-bruyne-largohet-nga-boterori-me-koken-lart-tregon-nese-do-te-luaje-me-me-belgjiken-apo-jo"

Sport

Gazeta Express

11/07/2026 11:06

De Bruyne largohet nga Botërori me kokën lart, tregon nëse do të luajë më me Belgjikën apo jo

Sport

Gazeta Express

11/07/2026 11:06

Kevin De Bruyne foli pas eliminimit të Belgjikës nga Kupa e Botës 2026, pas humbjes 2-1 ndaj Spanjës në çerekfinale.

Mesfushori belg u shpreh krenar për paraqitjen e skuadrës së tij dhe e la të hapur mundësinë për të vazhduar ende me kombëtaren, shkruan “Gazeta Express”.

“Besoj se e zhvilluam një ndeshje të mirë. E dinim se Spanja do ta kishte më shumë topin në zotërim, por përveç disa rasteve dhe gjuajtjeve nga distanca, mendoj se u mbrojtëm mirë. Edhe ne krijuam disa mundësi. Është për të të ardhur keq që u eliminuam”, deklaroi De Bruyne.

35-vjeçari foli edhe për turneun e tij personal, duke theksuar se është krenar për atë që ka dhënë, pavarësisht pritshmërive të mëdha.

“Jam krenar për Botërorin që e zhvillova. E di se të gjithë presin që unë ta bëj gjithmonë diferencën, por i kam kaluar dy ose tre vite të vështira dhe e kam bërë edhe një operacion të rëndësishëm. Jam 35 vjeç. Jam krenar që isha këtu, që e dhashë maksimumin çdo ditë dhe që u përpoqa të jem një shembull për këtë skuadër të re”, u shpreh ai.

Në fund, De Bruyne u pyet nëse kjo ishte ndeshja e tij e fundit me fanellën e Belgjikës.

“Nuk besoj. Por më lini të pushoj pak. Ka qenë një vit shumë i ngarkuar, pastaj do të shohim”, përfundoi kapiteni belg, duke mos konfirmuar largimin nga kombëtarja. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement