Sonte derbi i madh italian, Inter-Milan - Gazeta Express
string(38) "sonte-derbi-i-madh-italian-inter-milan"

Futboll

Gazeta Express

05/02/2023 9:17

Sonte derbi i madh italian, Inter-Milan

Futboll

Gazeta Express

05/02/2023 9:17

Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet derbi i madh italian, i njohur ndryshe “Derby della Madonnina” mes Interit dhe Milanit.

Ky takim zhvillohet në kuadër të javës së 21-të në Serie A, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ky derbi e gjen Milanin në momentin më të keq të tyre.

Kampioni në fuqi i Italisë tani ka shkuar në katër ndeshje radhazi në ligë pa e shijuar fitoren, me dy humbje dhe dy barazime.

Kuqezinjtë gjenden në vendin e pestë me 38 pikë të grumbulluara.

Në anën tjetër, Interi është diç më mirë me 40 pikë në vendin e dytë, 13 më pak sesa lideri, Napoli. /Gazeta Express/