Situatë e tensionuar në “Big Brother VIP”, edhe një banore kërkon të largohet - Gazeta Express
string(74) "situate-e-tensionuar-ne-big-brother-vip-edhe-nje-banore-kerkon-te-largohet"

Rozë

Gazeta Express

22/11/2021 13:04

Situatë e tensionuar në “Big Brother VIP”, edhe një banore kërkon të largohet

Rozë

Gazeta Express

22/11/2021 13:04

Dita e djeshme për blogeren, Sarah Berisha ishte me ulje-ngritje, pasi ajo deklaroi se nuk dëshiron të ketë diçka më shumë me Pajtim Krasniqin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Pas këtyre fjalëve, ishte Pajtimi ai që e refuzoi atë për një takim të organizuar nga “Vëllai i madh”.

Lexo Edhe:

Më pas, ishte aktori, Donald Veshaj që u mundua të qetësoj situatën mes dyshes, duke shkuar tek Sarah dhe pyetur se si e sheh ajo Pajtimin, shkruan Express.

Ajo ka rrëfyer se në fillim nuk besonte se mes tyre mund të kishte diçka, por çdo ditë e më shumë ajo po ndihet mirë në shoqërinë e tij.

Pas gjithë debatit të krijuar mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Sara ka pranuar se ka një pëlqim për DJ PM dhe ka ardhur edhe puthja e shumëpritur.

Saraj i thotë nga ana tjetër se iu duk moment i përshtatshëm. Puthja e shumëpritur ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse në “Big Brother VIP” do të krijohet çifti i parë.

Ndërsa, ditën e sotme pasi i treguan Fifit që puthja mes tyre ka ndodhur, ajo filloi të akuzonte Sarën se ajo po luan me Pajtimin, situatë kjo që u tensionua duke bërë që Sara të shpërthen në lot dhe që të kërkon të dal nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Pas kësaj ngjarje, pothuajse të gjithë banorët i kanë qëndruar afër Sarës dhe kanë diskutuar me të duke u munduar ta qetësojnë./Express/

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.