Ndodh puthja e parë në buzë në shtëpinë e “Big Brother VIP” - Gazeta Express
string(57) "ndodh-puthja-e-pare-ne-buze-ne-shtepine-e-big-brother-vip"

Rozë

Gazeta Express

22/11/2021 12:13

Ndodh puthja e parë në buzë në shtëpinë e “Big Brother VIP”

Rozë

Gazeta Express

22/11/2021 12:13

Pas prishjes së raporteve mes blogeres, Sarah Berishës me Pajtim Krasniqin (DJ PM), mbrëmë dyshja shkëmbeu puthjen e parë në buzë, duke rregulluar kështu raportet me njëri-tjetrin.

Pas refuzimit për një darkë romantike që Pajtimi i bëri mbrëmjen e djeshme Sarah, ka ardhur edhe puthja e shumëpritur.

Lexo Edhe:

Pavarësisht se blogerja e njohur ka deklaruar herë pas here se nuk donte të lidhej me PM dhe ai deklaroi se ajo nuk ishte femra e duhur për të, tashmë situata është ndryshe.

Pas gjithë debatit të krijuar mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Sara ka pranuar se ka një pëlqim për DJ PM.

PM ka deklaruar vazhdimisht se nuk ka marrë asnjë sinjal nga Sarah, por ishte kjo e fundit që e bëri hapin e parë dhe e puthi. Pas puthjes ajo e pyet se nëse nuk i pëlqeu dhe Pajtimi thotë se “ishte e papritur”.

Saraj i thotë nga ana tjetër se iu duk moment i përshtatshëm. Puthja e shumëpritur ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse në “Big Brother VIP” do të krijohet çifti i parë.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.