Shyhrete Behluli dhe Learta me fjalë prekëse për vdekjen e Pagarushës: "Do të kujtojmë gjithmonë o legjendë" - Gazeta Express
string(105) "shyhrete-behluli-dhe-learta-me-fjale-prekese-per-vdekjen-e-pagarushes-do-te-kujtojme-gjithmone-o-legjende"

Gazeta Express

07/02/2020 14:45

Shyhrete Behluli dhe Learta me fjalë prekëse për vdekjen e Pagarushës: “Do të kujtojmë gjithmonë o legjendë”

Gazeta Express

07/02/2020 14:45

Ato i dedikuan këngë, ndërsa kështu kanë reaguar për vdekjen e Nexhmije Pagarushës.

Shyhretja dhe Learta të pikëlluara për vdekjen e Nexhmijes

Lexo Edhe:

Në moshën 86-vjeçare sot ka vdekur ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Në mesin e artistëve të njohur të skenës sonë që shprehin ngushëllimet për vdekjen e saj janë edhe Shyhrete Behluli dhe Learta Jakupi.

“Një jetë ja fale këngës, e kënga jote nuk vdes kurrë. Do te kujtojmë gjithmonë o legjende, bilbil i këngës shqipe”, ka shkruar Shyhretja.

“Artisti nuk vdes kurrë, se vepra e tij do jetojë bashkë me popullin. Unë do të mbaj gjithmonë në zemrën time, veçanërisht për afërsinë dhe motivin që më dhe për muzikë. Pusho në paqe Legjenda e këngës së bukur shqipe, Nexhmije Pagarusha“, ka shkruar Learta.

“Për ty Nexhmije” titullohet kënga që Shyhretja dhe Learta e publikuan në 86-vjetorin e lindjes së Nexhmijes.

Shyhrete Behluli & Learta Jakupi – Per ty Nexhmije