Shteti që ka më shumë se 1,5 milionë të infektuar me Covid-19, por prej 50 ditësh është pa ministër Shëndetësie - Gazeta Express
string(109) "shteti-qe-ka-me-shume-se-15-milione-te-infektuar-me-covid-19-por-prej-50-ditesh-eshte-pa-minister-shendetesie"

Gazeta Express

06/07/2020 10:31

Shteti që ka më shumë se 1,5 milionë të infektuar me Covid-19, por prej 50 ditësh është pa ministër Shëndetësie

Gazeta Express

06/07/2020 10:31

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Brazili është shteti i dytë me numrin më të lartë të personave të infektuar me koronavirus. Pavarësisht këtij fakti, e shtuna ishte dita e 50 që ky shtet është pa ministër Shëndetësie.

Deri tani, më shumë se 1,5 milionë persona janë konfirmuar të prekur me koronavirus në Brazil, nga të cilët 63 mijë kanë ndërruar jetë.

Lexo Edhe:

Posti i ministrit të Shëndetësisë mbahet përkohësisht nga Gjenerali i Ushtrisë Eduardo Pazzuello, i cili nuk ka asnjë përvojë në mjekësi.

Më 15 maj, Nelson Teich u largua si ministër Shëndetësie, pasi kishte vetëm një muaj në detyrë. Edhe pse ai nuk dha asnjë arsye për dorëheqjen e tij, përplasjet ishin të shumta me presidentin Jair Bolsonaro për rihapjen e vendit dhe përdorimin e klorokinës.

Para Nelson Teich, Ministria e Shëndetësisë në Brazil drejtohej nga Luiz Henrique Mandetta, i cili ishte mbështetës i distancimit social dhe i përdorimit të maskave, por u shkarkua nga Bolsonaro, i cili ka qenë kundër këtyre masave për të luftuar koronavirusin.