Delegacioni i BE reagon për ndarjen nga jeta të Nishanit: Afroi Shqipërinë me BE - Gazeta Express
string(79) "delegacioni-i-be-reagon-per-ndarjen-nga-jeta-te-nishanit-afroi-shqiperine-me-be"

Delegacioni i BE reagon për ndarjen nga jeta të Nishanit: Afroi Shqipërinë me BE

Shqiperi

Gazeta Express

28/05/2022 19:38

Delegacioni i BE ka një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani, i cili prej kohësh ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohej në Gjermani.

Në një mesazh ngushëllimi, delegacioni i BE shprehet se Nishani ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Lexo Edhe:

Mesazhi:

Me dhimbje të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Si Ministër i Drejtësisë, i Brendshëm dhe President, ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Ngushëllimet tona të përzemërta familjes, miqve dhe kolegëve të tij.