Shpërthim me tritol në Durrës - Gazeta Express
string(29) "shperthim-me-tritol-ne-durres"

Gazeta Express

29/01/2020 22:27

Shpërthim me tritol në Durrës

Gazeta Express

29/01/2020 22:27

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur këtë mbrëmje në Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 në një lokal në pronësi të shtetasi me incialet M.S. Lokali ndodhet në zonën e plazhit, ndërsa lënda plasëse ishte vënë në murin e jashtëm të godinës.

Policia njofton se biznesi ishte i mbyllur dhe se tritoli ka sjellë vetëm dëme materiale.

Lexo Edhe:

“Më datë 29.01.2020, rreth orës 21:00, në lagjen Nr 13, Plazh, në murin e jashtëm të një lokali,në pronësi të shtetasit M.S, i cili ishte i mbyllur, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar si lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale” – njofton policia.