Shkresa e KLSH: Punonjësit të japin “vullnetarisht” disa para për të prekurit nga tërmeti - Gazeta Express
string(86) "shkresa-e-klsh-punonjesit-te-japin-vullnetarisht-disa-para-per-te-prekurit-nga-termeti"

Gazeta Express

04/12/2019 22:47

Shkresa e KLSH: Punonjësit të japin “vullnetarisht” disa para për të prekurit nga tërmeti

Gazeta Express

04/12/2019 22:47

Prej disa ditësh tashmë po flitet për një sërë institucionesh shtetërore, ku autoritetet kanë vendosur me urdhër (shkresë) që punonjësit të japing “vullnetarisht” një pjesë të pagës së tyre në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

Këtë të mërkurë në media u publikua një shkresë e dalë nga policia e Shkodrës, e cila urdhëronte punonjësit e policisë nga kupola deri poshtë në bazë, që të jepnin ‘vullnetarisht’ një sasi parash (sasia po ashtu vjen në formë piramidale, më shumë drejtuesit më pas oficerët e thjeshtë).

Lexo Edhe:

Kësaj here në media është publikuar po ashtu dhe një shkresë e firmosur nga Bujar Leskaj, kryetari në detyrë (mandati i ka mbaruar prej kohësh tashmë) I Kontrollit të Lartë të Shtetit. Leskaj e ka firmosur shkresën më 2 dhjetor dhe I kërkon punonjësit që të dhurojnë “vullnetarisht” një sasi parash.