Shkojnë në koncert të Shakirës – fansat i “rrok” fruthi - Gazeta Express
string(51) "shkojne-ne-koncert-te-shakires-fansat-i-rrok-fruthi"

Yjet

Gazeta Express

21/05/2025 22:39

Shkojnë në koncert të Shakirës – fansat i “rrok” fruthi

Yjet

Gazeta Express

21/05/2025 22:39

Fansat e Shakirës janë alarmuar pas njoftimeve se koncerti i saj në New Jersey mund të jetë lidhur me përhapjen e fruthit, një sëmundje shumë ngjitëse dhe potencialisht e rrezikshme.

Sipas një njoftimi për shtyp nga Departamenti i Shëndetësisë i New Jersey-t, një person që ka marrë pjesë në koncertin e këngëtares kolumbiane 48-vjeçare në MetLife Stadium në East Rutherford më 15 maj mund të ketë ekspozuar stafin dhe pjesëmarrësit ndaj virusit të fruthit.

“Lajm i madh: shko në koncert, sëmuresh,” shkroi një fans në Reddit.

Ndërsa një tjetër postoi në Twitter: “Sikur nuk mjaftonin të gjitha gjërat që më shqetësojnë, tani edhe kjo?”

Një fans tjetër i zemëruar komentoi: “Faleminderit shumë njerëz! Tani s’kemi më as koncerte! Çfarë vjen më pas?”

Fruthi është një virus që përhapet në ajër dhe konsiderohet si një nga sëmundjet më ngjitëse në botë, megjithatë është i parandalueshëm me vaksina.

Sipas autoriteteve shëndetësore, çdokush që ka qenë në stadium nga ora 19:30 më 15 maj deri në orën 01:00 të mëngjesit të ditës tjetër, mund të jetë ekspozuar ndaj virusit.

Në muajt e fundit, disa shtete në jug dhe jugperëndim të SHBA-ve janë goditur nga shpërthime të fruthit.

Në Perëndim të Teksasit, shpërthimi në komunitete me norma të ulëta vaksinimi rezultoi veçanërisht i rëndë, ku dy fëmijë humbën jetën, ndërsa në New Mexico, një i rritur i pavaksinuar u konfirmua se kishte qenë i infektuar pas vdekjes së tij. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement