Shkodër/ Shpërthen bombula e gazit në klasën e parë në shkollën 'Ndre Mjeda' - Gazeta Express
string(73) "shkoder-shperthen-bombula-e-gazit-ne-klasen-e-pare-ne-shkollen-ndre-mjeda"

Shkodër/ Shpërthen bombula e gazit në klasën e parë në shkollën ‘Ndre Mjeda’

Shqiperi

Gazeta Express

27/01/2021 16:51

Një bombul gazi ka shpërthyer në shkolllën ‘Ndre Mjeda’ të qytetit të Shkodrës, gjatë paradites së sotme.

Lajmi është bërë i ditur nga prindërit që kanë fëmijët në këtë shkollë, ata kanë denoncuar sot në rrjetet sociale se një bombol gazi ka shpërthyer. Ngjarja sipas tyre është shënuar gjatë ndërrimit të bombolës së gazit.

Lexo Edhe:

Fatmirësisht, prindërit thonë që nuk ka pasur të lënduar, por nuk do ta lënë me kaq, pasi ditën e hënë kanë njoftuar një protestë kundër ngrohjes me gaz.

Por bashkia e Shkodrës e mohon denoncimin duke dhënë një tjetër version të ngjarjes. “Nuk behet fjale per shperthim te bombules. Behet fjale per prishje te celesit te furnelles, per shkak te perdorimit jo te duhur te rregullt te ndezjes se stufes së gazit.

Nga Drejtoria e shkolles jemi njoftuar  me kerkese per zevendesimin e furnelles dhe eshte zevendesuar sot paradite.  Ngrohja me gaz mbetet shqetesim. Çdo vit po zevendesojme ngrohjen me gaz neper shkolla, nje trashegimi e keqe.

Shkolla “Ndre Mjeda” eshte nder ato shkolla  qe eshte projektuar per t’u zevendesuar. Ne vitin 2015 kemi patur 53 shkolla qe furnizoheshin me taz. Në vitin 2020 falë punës së Bashkisë Shkodër ky numër është reduktuar në 18” thotë bashkia.

Ndërkohë që pak ditë më parë në Tiranë nga rrjedhja e gazit në një shkollë private në Tiranë gjashtë nxënës përfunduan në spital.