Shenjat e kancerit, që gratë nuk duhet t’i injorojnë pas menopauzës - Gazeta Express
string(65) "shenjat-e-kancerit-qe-grate-nuk-duhet-ti-injorojne-pas-menopauzes"

Shenjat e kancerit, që gratë nuk duhet t’i injorojnë pas menopauzës

Gazeta Express

08/10/2020 15:30

Kur zbulohen herët, shumica e kushteve, që shkaktojnë gjakderdhje pas menopauzës mund të trajtohen me sukses, prandaj është e rëndësishme që të vihen re të gjitha simptomat dhe të bëhen kontrolle të rregullta.

Por sipas “The Eve Appeal”, një fond për financimin e hulumtimeve dhe rritjen e ndërgjegjësimit për pesë llojet e kancerit gjinekologjik – mitër, vezore, qafën e mitrës, vulvë dhe vaginë, 80% e grave nuk do të shkonin te mjeku nëse do të përjetonin gjakderdhje të papritur vagjinale.

Lexo Edhe:

“The Eve Appeal” dhe fushata të ngjashme kanë për qëllim të ndërgjegjësojnë gratë se kur gjakderdhja vagjinale është normale dhe kur jo. Ajo mund të mos jetë normale në shumë raste, nga gjakderdhja ndërmjet periodave, gjakderdhja pas seksit e deri te gjakderdhja pas menopauzës.

Studime të shumta thonë se 5% e gjakderdhjeve pas menopauzës janë për shkak të kancerit. Pra, nuk është shumë e shpeshtë, por është mjaftueshëm sa për të mos u injoruar. Një përqindje e tillë është e barabartë me 1 në 20 persona.

Kur nivelet e estrogjenit bien ndërsa gratë kalojnë menopauzën, lëkura kudo bëhet më e thatë dhe më e hollë. Një shqetësim zgjidhet lehtë përmes kremrave, megjithatë specialistët duan, që gratë të kërkojnë këshilla dhe ndihmë mjekësore gjithsesi, sepse vetëm kështu diçka më serioze do të kapet herët./Gazeta Express