Shakhtar Donetsk shokon Barcelonën, fiton me rezultat minimal - Gazeta Express
string(60) "shakhtar-donetsk-shokon-barcelonen-fiton-me-rezultat-minimal"

Sport

Gazeta Express

07/11/2023 20:46

Shakhtar Donetsk shokon Barcelonën, fiton me rezultat minimal

Sport

Gazeta Express

07/11/2023 20:46

Shakhtar Donetsk është përkujdesur për befasinë e kësaj mbrëmjeje në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Marino Pusic ia shkaktoi sonte humbjen e parë Barcelonës, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar në “Volsparkstadion” të Hamburgut përfundoi me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores për ukrainasit e shënoi Danylo Sikan, në minutën e 40-të.

Shakhtar Donetsk tani ka gjashtë pikë dhe renditet në pozitën e tretë në Grupin H.

Barcelona mbetet lidere me 9 pikë.

Porto, që pozicionohet në vendin e dytë në grup, sonte do të takohet me Antwerpin, që renditet i fundit dhe ende është pa pikë. /Gazeta Express/