Së shpejti në Galerinë e Ministrisë hapet ekspozita “A4 Print” - Gazeta Express
string(60) "se-shpejti-ne-galerine-e-ministrise-hapet-ekspozita-a4-print"

Arte

Gazeta Express

11/04/2024 14:19

Së shpejti në Galerinë e Ministrisë hapet ekspozita “A4 Print”

Arte

Gazeta Express

11/04/2024 14:19

Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës më 15 prill do të hapet ekspozita personale e Edi Hila e kuruar nga Shkëlzen Maliqi me titull “A4 Print”.

Ekspozita me skica në letër formati A4 që piktori Edi Hila i ka shfrytëzuar si maketa për realizimin e pikturave, nuk është paraqitje publike e zakonshme.

Lexo Edhe:

Në renditjen ontologjike të ngjizjes së imazheve, letrat e formatit A4 kanë status thuajse primordial në regjistrimin e fenomeneve të paraqiten në to, të realizuara përmes një procesi ku syri, truri, fokuset e kuadrimeve dhe momentet e shkrepjeve të foto-aparatit në dorën e artistit, përbëjnë një zinxhir ingjenioz të skenimit kreativ me pamje nga Shqipëria, si një vend me tranzicion tejet të habitshëm.

Në procesin krijues të artistit, si dhe në gjenezën e pikturave ku regjistrohen fragmentet e gjendjeve të një realiteti lëvizës, që tanimë është zhdukur ose po transformohet, këto pamje e kanë rëndësinë primordiale. Kështu që, në opusin e autorit, ato bëhen jo vetëm plotësim, por edhe të barazvlerëshme me pikturat.

Ekspozita do të hapet të hënën më 15 prill në ora 20:00 dhe do të qëndrojë e hapur deri më 25 qershor 2024.