Sarandë, shembet tarraca e ndërtesës ku po qëndronin tifozët e Butrintit, plagosen disa persona - Gazeta Express
string(93) "sarande-shembet-tarraca-e-nderteses-ku-po-qendronin-tifozet-e-butrintit-plagosen-disa-persona"

Sarandë, shembet tarraca e ndërtesës ku po qëndronin tifozët e Butrintit, plagosen disa persona

Shqiperi

Gazeta Express

07/03/2021 20:03

Butrinti fitoi sot kundër Labërisë me rezultatin e pastër 2-0, çka gëzoi tifozët sarandiotë. Vendimi i tifozëve të Butrintit për të ndjekur ndeshjen e skuadrës së tyre nga tarracat e disa shtëpive të vjetra mund të kishte përfunduar në tragjedi.

Kjo ide nuk ka qenë fort e mirë, pasi tarraca e një objekti ku ata po qëndronin është shembur dhe tifozët kanë rënë poshtë.

Lexo Edhe:

Ndeshja po transmetohej DIREKT në rrjetet sociale dhe gjithçka është filmuar. Fatmirësisht dëmtimet kanë qenë të lehta dhe pa rrezik për jetën, por paniku në ato momente ka qenë i madh, pasi siç duket edhe në video, janë një numër i madh tifozësh që bien nga ndërtesa.