Sara Gjordeni tregon nëse do të hynte përsëri në formatin e BBVA-s - Gazeta Express
string(66) "sara-gjordeni-tregon-nese-do-te-hynte-perseri-ne-formatin-e-bbva-s"

Sara Gjordeni tregon nëse do të hynte përsëri në formatin e BBVA-s

Rozë

Gazeta Express

11/04/2024 8:10

Sara Gjordeni ka qenë një ndër personazhet më të përfolur të edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania.

Ajo ishte një nga emrat më të përfolur në shtypin rozë edhe pas daljes së saj nga formati, pas vendimit të Vëllait të Madh për ta skualifikuar.

Lexo Edhe:

Së fundmi iu shtrua një pyetje nga një ndjekëse nëse do të donte të futej përsëri në shtëpinë e BBVA-s, dhe modelja nuk ka hezituar të përgjigjej.

“Si mendoni ju, pas gjithçkaje që kam kaluar në atë BIG, duhet të rikthehem?”, ishte përgjigjja që i dha Sara ndjekëses përmes llogarisë së saj në Instagram.

Modelja gjithashtu shfrytëzoi këtë pasdite t’u përgjigjej edhe pyetjeve të tjera të shtruara nga ndjekësit.