Sane, pas stërvitjeve të para me Bayernin: Jam shumë i lumtur - Gazeta Express
string(59) "sane-pas-stervitjeve-te-para-me-bayernin-jam-shume-i-lumtur"

Gazeta Express

14/07/2020 8:29

Sane, pas stërvitjeve të para me Bayernin: Jam shumë i lumtur

Gazeta Express

14/07/2020 8:29

Leroy Sane tha se ai është jashtëzakonisht shumë i lumtur që tani është pjesë e skuadrës së Bayern Munichut, pasi mori pjesë në seancën e parë stërvitore me bavarezët.

Bayern Munichu shpëndau pamje në llogaritë zyrtare në rrjete sociale ku Sane shihej duke u stërvitur të hënës, përderisa punonte përkrah bashkëlojtarit të tij të ri, Niklas Sule, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përfaqësuesi gjerman iu bashkua kampionit të Gjermanisë nga Manchester City në një marrëveshje për 60 milionë euro. Pas kthimit në vendlindje, ai nënshkroi kontratë pesëvjeçare me Bayernin.

“Ishte shumë mirë”, tha Sane në videon e publikuar nga Bayerni, pas stërvitjes së mbajtur.

“U stërvitëm një grup i vogël me Niklas Sulen, por ishte e mrekullueshme të jem në fushë përsëri, për ta kompletuar seancën time të parë këtu në kampin tonë stërvitor”.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që jam këtu”.

Sane kishte qenë afër kalimit në Bayern edhe verën e kaluar, mirëpo transferimi kishte ngecur në gjysmë kur Sane pësoi lëndim serioz. /Gazeta Express/