Salihu zbulon reagimin e UEFA-s dhe FIFA- ndaj trazirave për postin e kryetarit të FFK-së - Gazeta Express
string(88) "salihu-zbulon-reagimin-e-uefa-s-dhe-fifa-ndaj-trazirave-per-postin-e-kryetarit-te-ffk-se"

Gazeta Express

06/12/2019 21:19

Salihu zbulon reagimin e UEFA-s dhe FIFA- ndaj trazirave për postin e kryetarit të FFK-së

Gazeta Express

06/12/2019 21:19

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka bërë të ditur se UEFA dhe FIFA kanë mbetur të habitur nga situata e krijuar aktualisht në futbollin kosovar.

Federata e Futbollit e Kosovës është trazuar gjatë ditëve të fundit pasi që grupit opozitar të saj i është bashkuar edhe njëri ndër zyrtarët më të lartë të vetë Federatës, zëvendëssekretari tashmë i shkarkuar, Arianit Ahmeti, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ahmeti pretendon se Agim Ademi nuk ka mandat katërvjeçar deri në vitin 2022,  por vetëm deri ne vitin 2020, duke e konfirmuar vendosmërinë e tij për ta marrë postin e kryetarit në FFK.

Arianit Ahmeti thotë se e ka mbështetjen e 41 prej gjithsej 59 delegatëve në FFK për ta rrëzuar Ademin nga posti i presidentit të FFK-së.

Pretendimin e Ahmetit fillimisht e mbështeti edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e cila doli me një interpretim ligjor, me 17 muaj vonesë, se kuvendi në të cilin Ademi ishte zgjedhur kryetar ishte i parregullt. Nga ky interpretim u distancua ministri në detyrë, Kujtim Gashi, i cili tha se ai s’ishte qëndrim i Ministrisë dhe se personi që e kishte publikuar atë e kishte bërë pa dijeninë e të tjerëve.

Ndërkohë, për Ahmetin u mor vendim nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së për ta shkarkuar, pasi që u tha se ai po e shfrytëzonte postin e tij për ta dëmtuar Federatën e për ta promovuar veten.

Për të gjithë këtë situatë, Salihu ka thënë se UEFA e FIFA janë të informuar dhe ka shtuar se ata kanë mbetur të habitur nga ky rast.

“UEFA është duke e përcjellur këtë situatë me vëmendje të veçantë edhe, që ta them të vërtetën, ata nuk po mund ta besojnë që ka dal dikush vetë nga administrata… Kjo gjë nuk ka ndodhur në UEFA e FIFA kurrë”, ka thënë Salihu në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

“Nuk u ka ndodhur atyre që të dalë dikush nga administrata. Ata e kanë përcjellë situatën. Ne jemi vazhdimisht në kontakt”.

Së fundi, Administrata Publike i ka dalë në mbështetje Ademit dhe kryesinë aktuale të Federatës për kuvendin e mbajtur në vitin 2018, ku Ademit iu dha mandat katërvjeçar. /Gazeta Express/