“Safe City” edhe në Ohër dhe Strugë, instalohen 40 kamera për evidentimin e shkeljeve - Gazeta Express
string(82) "safe-city-edhe-ne-oher-dhe-struge-instalohen-40-kamera-per-evidentimin-e-shkeljeve"

Maqedoni

Gazeta Express

25/04/2026 14:11

“Safe City” edhe në Ohër dhe Strugë, instalohen 40 kamera për evidentimin e shkeljeve

Maqedoni

Gazeta Express

25/04/2026 14:11

Këto ditë në Ohër dhe Strugë po instalohen gjithsej 40 kamera trafiku për evidentimin e shkeljeve dhe rritjen e sigurisë në komunikacion, të cilat janë pjesë e sistemit “Safe City”.

Një pjesë e madhe e infrastrukturës tashmë është vendosur në terren, ndërsa kamera dhe pajisjet përkatëse janë instaluar në rrethrrotullimet te OEMUC, te ish-“Banka e Ohrit” dhe në qendër të qytetit. Katër kamera janë vendosur në aksin rrugor Ohër–Kërçovë, pranë fshatrave Gorenci dhe Trebenishtë, si dhe te Botuni dhe Novo Sello në Komunën e Debërcës. Sipas njoftimeve, sistemi pritet të fillojë funksionimin para nisjes së sezonit veror turistik, ndërsa aktualisht ndodhet në fazën e testimit teknik dhe shkeljet ende nuk sanksionohen.

Qëllimi i projektit, sipas policisë, është ulja e numrit të aksidenteve dhe shkeljeve në komunikacion, sidomos gjatë periudhave me frekuencë të shtuar, kur më të shpeshta janë tejkalimet e shpejtësisë, parakalimet e rrezikshme dhe parkimi i parregullt, veçanërisht në zonat turistike.

Projekti “Safe City” tashmë funksionon në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, ku pas periudhës testuese që filloi më 1 dhjetor 2025, gjobat zbatohen nga 1 shkurti 2026. Është paralajmëruar se sistemi do të zgjerohet gradualisht edhe në pjesë të tjera të vendit.

Nga SPB theksojnë se para aktivizimit të plotë, publiku do të informohet me kohë për lokacionet e kamerave, llojet e shkeljeve që do të sanksionohen, si dhe për masat për mbrojtjen e të dhënave personale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement