Abdixhiku: Kurti të përcaktohet nëse do marrëveshje politike me LDK-në, mund ta propozojmë edhe Vjosa Osmanin - Gazeta Express
string(107) "abdixhiku-kurti-te-percaktohet-nese-do-marreveshje-politike-me-ldk-ne-mund-ta-propozojme-edhe-vjosa-osmanin"

Ballina

Gazeta Express

25/04/2026 14:55

Abdixhiku: Kurti të përcaktohet nëse do marrëveshje politike me LDK-në, mund ta propozojmë edhe Vjosa Osmanin

Ballina

Gazeta Express

25/04/2026 14:55

 Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka folur për ofertën që Kurti e ka bërë sot për partinë e tij dhe për PDK-në sa i përket zgjidhjes për çështjen e presidentit, shkruan Express.

Abdixhiku ka thënë se Kurti duhet të përcaktohet nëse do marrëveshje politike me LDK-në, atëherë LDK mund ta propozojë një emër, dhe jo tre.

Kreu i LDK-së ka thënë se nuk e përjashton mundësinë që ta propozojnë Vjosa Osmanin, vetëm Kurti duhet të përcaktohet nëse do marrëveshje politike me LDK-në.

“Nëse do marrëveshje politike me LDK-në, atëherë ne mundemi me propozu edhe emra. S’kemi nevojë me propozu tre emra, por vetëm një, mundet me qenë edhe Vjosa Osmani, Por duhet të vendos nëse do marrëvehsje politike me LDK-në”, ka thënë Abdixhiku./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement