Abdixhiku: Ne e propozojmë Vjosa Osmanin, Kurti të tregojë a i ka 66 vota për të - Gazeta Express
string(78) "abdixhiku-ne-e-propozojme-vjosa-osmanin-kurti-te-tregoje-a-i-ka-66-vota-per-te"

Ballina

Gazeta Express

25/04/2026 15:28

Abdixhiku: Ne e propozojmë Vjosa Osmanin, Kurti të tregojë a i ka 66 vota për të

Ballina

Gazeta Express

25/04/2026 15:28

Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka folur sot për media lidhur me ofertën e fundit të Albin Kurtit sa i përket zgjidhjes së ngërçit për presidentin, shkruan Gazeta Express.

Abdixhiku ka thënë se Kurti duhet të përcaktohet nëse dëshiron marrëveshje politike me LDK-në, dhe nëse po, atëherë LDK mund të jap propozimin e saj, pa përjashtuar edhe emrin e Vjosa Osmanit si kandidate.

Kryetari i LDK-së thotë se LDK i ka 15 vota për kandidatin e saj dhe se për këtë janë pajtuar të gjithë deputetët, vetëm se duhet ta dijë nëse edhe Kurti i ka të 66-të votat “për”, raporton Express.

“Ne i kemi 15 vota për propozimin e LDK-së. Duhet me pasë marrëveshje politike. Nëse do vetëm me LDK-në, ulemi e merremi vesh. Për kandidatin që e vendos LDK’ja ne i kemi 15 vota. Kemi pasur takim me grupin, ne i kemi 15 vota. Mund të jetë kandidate edhe Vjosa Osmani nuk e përjashtoj, por duhet ta di a i ka 66 vota ai [Kurti]”, ka thënë Abdixhiku./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement