BDI: Të ndalen punimet në objektin e destinuar për kazino pranë varrezave në Bllacë - Gazeta Express
string(82) "bdi-te-ndalen-punimet-ne-objektin-e-destinuar-per-kazino-prane-varrezave-ne-bllace"

Maqedoni

Gazeta Express

25/04/2026 14:12

BDI: Të ndalen punimet në objektin e destinuar për kazino pranë varrezave në Bllacë

Maqedoni

Gazeta Express

25/04/2026 14:12

BDI ka kërkuar sqarime nga qeveria lidhur me ndërtimin e një objekti në afërsi të varrezave në Bllacë, për të cilin pretendojnë se i përket një kompanie të lojërave të fatit.

BDI shtron pyetje se pse është tërhequr ligji me të cilin ekzekutivi kishte premtuar zhvendosjen e lojërave të fatit larg shkollave dhe zonave të ndjeshme.

Sipas kësaj partie, nëse konfirmohet se objekti në ndërtim është i destinuar për veprimtari të lojërave të fatit, atëherë, siç thonë ata, bëhet fjalë për një vendim të papërgjegjshëm dhe të papranueshëm ndaj ndjeshmërisë së qytetarëve.

BDI kërkon publikimin e destinimit të saktë të objektit dhe të gjithë dokumentacionit përkatës, ndalimin e përkohshëm të punimeve deri në sqarimin e rastit, si dhe hetim mbi mënyrën se si është lejuar kjo veprimtari në atë lokacion.

Po ashtu, nga kjo parti kërkohet respektimi i vullnetit dhe ndjeshmërisë së banorëve të zonës, duke ngritur edhe çështjen e tërheqjes së ligjit për distancimin e lojërave të fatit nga shkollat dhe zonat e ndjeshme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement