Hashim Thaçi mori urime për ditëlindje edhe nga nëna, del fotografia gjatë telefonatës - Gazeta Express
string(85) "hashim-thaci-mori-urime-per-ditelindje-edhe-nga-nena-del-fotografia-gjate-telefonates"

Lajme

Gazeta Express

25/04/2026 14:59

Hashim Thaçi mori urime për ditëlindje edhe nga nëna, del fotografia gjatë telefonatës

Lajme

Gazeta Express

25/04/2026 14:59

Ish-presidenti Hashim Thaçi dje pati ditëlindjen e 58-të, e cila edhe sivjet e gjeti në paraburgim në Hagë.

Derisa dje pati shumë urime për të nëpër rrjete sociale krahas thirrjes për lirimin e tij, Thaçi një urim më special e mori nga nëna e tij përmes video-lidhjes.

Një fotografi e shfaq nënën e Thaçit e ulur në një ambient shtëpie, derisa përmes një video-lidhjeje flet me djalin e saj.

Nacionale, që publikoi këtë fotografi, tha se ajo është duke u shpërndarë nga mbështetësit e Thaçit dhe ajo nuk dihet saktësisht se kur është bërë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement