Sa të mbrojtur janë fëmijët e vaksinuar nga infektimi me “kollën e mirë”, sëmundjen Pertusis? - Gazeta Express
string(89) "sa-te-mbrojtur-jane-femijet-e-vaksinuar-nga-infektimi-me-kollen-e-mire-semundjen-pertusis"

Sa të mbrojtur janë fëmijët e vaksinuar nga infektimi me “kollën e mirë”, sëmundjen Pertusis?

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

29/04/2024 20:49

Kalimi i sëmundjes “Pertusis“ nuk krijon imunitet të përhershem, ashtu siç nuk krijon imunitet të përhershëm as vaksina, efikasiteti i së cilës vlerësohet të jetë diku miis 80-85%, por duhet theksuar që vaksina mbron fëmijët nga komplikimet, fëmijët mund të sëmuren por kalojnë me shenja të lehta klinike që kalojnë lehtësisht dhe nuk lejnë asnjë pasojë për shëndetin e të sëmurit.

Përse duhet të marrim vaksinën edhe pse na mbron 85% dhe mund të infektohemi dhe nëse jemi të vaksinuar?

Lexo Edhe:

“Dihet se me kalimin e kohës kjo vaksinë humbet forcën e saj, efekti i vaksinës bie, andaj pas 5-6 viteve, efektiviteti i vaksinimit bie në 50%, që do të thotë nga dy fëmijë një, edhe pse janë të vaksinuar, mund të sëmuret, por është e rëndësishme të thuhet se fëmijët e vaksinuar edhe nëse sëmuren do të jetë pamje e lehtë klinike.” – thotë dr. Katarina Stavriç në emisionin Pasqyra e Shëndetit.

Pse nevojiten më shumë doza nga kjo vaksinë?

“Pikërisht për këtë, për të krijuar imunitet solid që do ta mbrojë fëmijën që është vaksinuar për një periudhë më të gjatë kohore. Fillojmë, ajo që është shumë e rëndësishme të fillojmë në moshën 2 muajshe. Ja një apel për prindërit, mos e vononi vaksinën pas muajit 5, 6, 7, filloni në 2 muaj. Këto janë 3 doza që merren në 2, 4 dhe 6 muaj dhe pas kësaj kemi rivaksinim për një vit e gjysmë, që do të thotë se është krijuar imunitet i pamjaftueshëm. Mirëpo, me këtë rivaksinim e forcojmë imunitetin dhe fëmijët mbrohen nga sëmurja dhe pas kësaj rivaksinimi i dytë është në moshën shkollore, respektivisht në klasën e 2-të në moshën 7-8 vjeçare, dhe me këtë mbaron,”

Pas marrjes së një vaksine duhet të paktën tre javë për të krijuar imunitet. Mjekët thonë që doza e pare nuk mjafton, prandaj jepet e dyta për të rritur gradualisht efikasitetin e vaksinës, dhe e treta sjell në një mbrojtje të fëmijës nga sëmundje.

Katarina Stavriç – spec. imunologe këshillon ë gjithë prindërit përse nuk duhet të hezitojnë që ti vaksinojnë fëmijët: “Foshnjat, fëmijët e vegjël janë ende imunologjikisht të papjekur, dhe të gjithë prindërit kërkojnë diçka për të pirë dhe për t’u dhënë shurupe imuniteti. Megjithatë, vaksina në një farë mënyre është një mënyrë në të cilën nxitet pjekja e sistemit imunitar të fëmijës…“