Bayern Munichu nuk ka ndërmend të ndahet nga Harry Kane.
Përkundrazi, drejtuesit e klubit bavarez janë të gatshëm t’ia ofrojnë vazhdimin e kontratës sulmuesit anglez.
I bindur për këtë është Karl-Heinz Rummenigge, i cili në një intervistë e ka theksuar rëndësinë e Kane për skuadrën dhe të ardhmen e tij në Munich, përcjell “Gazeta Express”.
“Transferimi i Harry Kane te Bayern ishte një goditje e madhe për historinë e klubit”, deklaroi Rummenigge.

“Është e njohur që ai kishte një klauzolë daljeje. Ai nuk e aktivizoi dhe kështu tregoi qartë se dëshiron të qëndrojë në Mynih.”
Sipas tij, hapi i radhës është i qartë: “Pas përfundimit të sezonit, drejtuesit do të zhvillojnë bisedime me të, me objektivin e qartë për ta zgjatur kontratën.”
Rummenigge e theksoi gjithashtu evoluimin e sulmuesit anglez: “Nën drejtimin e trajnerit Kompany, ai e ka bërë një transformim tjetër, duke kaluar nga një golashënues klasik në një sulmues që merr pjesë në lojë. Dhe kjo është shumë e rëndësishme për stilin e Bayernit.”
Mesazhi është i prerë: “Kane nuk shkon askund”. /Gazeta Express