Zbulime të reja nga hetimi mbi sistemin e referimit në Itali.
Sipas asaj që raportohet nga mediumi italian “La Repubblica”, në qendër të vëmendjes ka përfunduar edhe ndeshja Inter – Roma e sezonit të kaluar, respektivisht e 27 prillit 2025, përcjell “Gazeta Express”.
Sipas një dëshmie anonime të mbledhur nga hetuesit, gjatë kontaktit të diskutueshëm mes N’Dicka dhe Bisseck në zonë të rreptësisë, në dhomën e VAR-it ka pasur një ndërhyrje të dyshimtë në procesin e vendimmarrjes.
Sipas rikonstruksionit, asistenti i VAR-it e kishte sinjalizuar një faull të mundshëm (penallti) ndaj mbrojtësit të Interit, Yann Bisseck.
Megjithatë, nga VAR-i ka ardhur një përgjigje e prerë: “Fatti i fatti tuoi” (“Merru me punët e tua”), duke e mbyllur çdo mundësi për rishikim të aksionit.
Sipas dëshmitarit, kjo përgjigje do të ishte dhënë “me sugjerimin e mbikëqyrësit Andrea Gervasoni”, i cili thuhet se ka ndikuar në vendimin për të mos ndërhyrë.
Në atë ndeshje, e drejtuar nga referi Michael Fabbri, në dhomën VAR ndodheshin Marco Di Bello dhe asistenti Marco Piccinini. /Gazeta Express