Griezmann dhe penalltia e vitit 2016: E vetmja mënyrë për ta kaluar është ta fitojmë këtë vit - Gazeta Express
string(92) "griezmann-dhe-penalltia-e-vitit-2016-e-vetmja-menyre-per-ta-kaluar-eshte-ta-fitojme-kete-vit"

Sport

Gazeta Express

28/04/2026 9:55

Griezmann dhe penalltia e vitit 2016: E vetmja mënyrë për ta kaluar është ta fitojmë këtë vit

Sport

Gazeta Express

28/04/2026 9:55

Antoine Griezmann nuk e ka harruar ende penalltinë e humbur në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2016 kundër Real Madridit, një moment që vazhdon ta ndjekë edhe sot sulmuesin e Atlético Madridit.

Në një intervistë për UEFA-n, francezi e ka pranuar se ajo ngjarje mbetet një nga kujtimet më të vështira të karrierës së tij dhe se mënyra e vetme për ta tejkaluar plotësisht atë dhimbje është fitimi i kompeticionit këtë sezon, përcjell “Gazeta Express”.

“Nuk është diçka për të cilën mendoj çdo ditë, por sa herë flasim për Champions Leaguen me miq apo shokë skuadre, gjithmonë del ai moment, ai i 2016-ës, penalltia”, kujtoi Griezmann.

Ai shtoi se një triumf në Evropë këtë vit do të ishte mënyra më e mirë për ta shëruar një plagë të thellë:

“E vetmja mënyrë për ta kaluar është ta fitojmë këtë vit.”

Griezmann e theksoi gjithashtu lidhjen e tij të fortë me Atlético Madridin, duke e përshkruar marrëdhënien me klubin si diçka më shumë se thjesht dashuri për futbollin.

Ai e vlerësoi edhe trajnerin Diego Simeone, duke thënë se puna me të ka qenë vendimtare në karrierën e tij dhe se lidhja mes tyre shkon përtej fushës së lojës.

Sulmuesi francez vazhdon të jetë një nga figurat kryesore të Atlético Madridit dhe mbetet i fokusuar në objektivin e madh: fitimin e Champions Leagues. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement