Rrjetet sociale dhe fëmijët, prindërit nuk i kontrollojnë dot - Gazeta Express
string(60) "rrjetet-sociale-dhe-femijet-prinderit-nuk-i-kontrollojne-dot"

Rrjetet sociale dhe fëmijët, prindërit nuk i kontrollojnë dot

Shqiperi

Gazeta Express

04/09/2022 17:00

Tik Tok apo Youtube janë dy prej aplikacioneve që fëmijët përdorin më shpesh për tu argëtuar.

Mirëpo përmbajtja e videove dhe postimeve të tjera në këto aplikacione shpesh ka fjalor dhe sjellje të papërshtatshme për ta.

Lexo Edhe:

Prindërit thonë se e kanë të vështirë ti mbajnë fëmijët e tyre larg rrjeteve sociale edhe pse përpiqen t’i kontrollojnë, raporton abcnews.al.

Psikologia Valbona Treska thotë se vitet e fundit shumë fëmijë po reflektojnë në sjelljet mes tyre dhe me prindërit e mësuesit, ato që shohin nëpër rrjete sociale. Sipas saj, në jo pak raste, të mitur të moshave mjaft të vogla përdorin fjalor banal.

Në këto kushte, kur shkëputja e plotë e fëmijës nga interneti është pamundur, psikologët këshillojnë kontrollin e prindërve ndaj aksesit të fëmijës në internet. Teknologjia ofron edhe mundësi të vegjlit të mos ekspozohen përballë përmbajtjeve të papërshtatshme në rrjetet sociale.

Specialisti i IT Lushka u tregon prindërve si mund të kryhet ky kontroll. Rrjetet sociale dhe videot e ndryshme në Internet shpesh behën burim që minorenët të marrin informacion të papërshtatshëm për moshën e tyre. Materiale të ndryshme në internet janë bërë shkak edhe për akte dhune mes fëmijëve.