Kate ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj - Gazeta Express
string(127) "kate-ishte-shtrire-ne-spital-edhe-ne-vitin-2012-infermierja-e-saj-beri-vetevrasje-pak-kohe-pasi-zbuloi-pa-dashje-gjendjen-e-saj"

Rozë

Gazeta Express

28/03/2024 8:59

Kate ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Rozë

Gazeta Express

28/03/2024 8:59

Kate Middleton ishte shtrirë në spital, në një gjendje mjaft të rëndë edhe në vitin 2012.

Princesha Kate, deri në momentin kur e bëri të ditur informacionin se kishte kancer, kishte dalë vetëm një herë në publik pas operacionit abdominal që kishte kryer në janar.

Lexo Edhe:

Kjo ndodhi në vitin 2012, kur ishte në fazën e hershme të shtatzënisë dhe përfundoi në spital. Pas lajmit që media mori vesh për qëndrimin e saj në spital, familja mbretërore njoftoi se ajo ishte shtatzënë dhe vuante nga hiperemeza e shtatzënisë.

Kjo gjendje shkakton një të vjella e vazhdueshme dhe të rënda gjatë shtatzënisë, pasuar me dehidratim, shpesh me çrregullime elektrolitike, ketoza dhe humbje peshe.

Mediat ndërkombëtare aso kohe krijuan një dramë rreth kësaj, dhe së shpejti ndodhi një tragjedi e madhe.

Gazetarët u tallën me spitalin, stafi u mashtrua dhe ndodhi një tragjedi. Pas njoftimit të shtatzënisë së Kate Middleton, disa prezantues të radios australiane 2DayFM telefonuan spitalin ku Kate po qëndronte për shkak të të vjellave të forta në fillim të shtatzënisë dhe u paraqitën si mbretëresha e Britanisë dhe princi.

Infermierja që u përgjigj besoi se po e telefononte vërtet Mbretëresha Elizabeth dhe u zbuloi prezantuesve gjendjen e Kate-t.

Pas daljes së kësaj historie në publik, u krijua një kaos i përgjithshëm, dhe pas disa ditësh, infermierja u gjet e vdekur në apartamentin e saj në Londër. Më vonë u konfirmua se ajo kishte kryer vetëvrasje. /Telegrafi