"Rozeta 2", arrestohet një tjetër pastruese në Tiranë (Detaje+Emri) - Gazeta Express
string(61) "rozeta-2-arrestohet-nje-tjeter-pastruese-ne-tirane-detajeemri"

“Rozeta 2”, arrestohet një tjetër pastruese në Tiranë (Detaje+Emri)

Shqiperi

Gazeta Express

04/02/2023 14:13

Një tjetër pastruese është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi vodhi shuma parash në një banesë në rrugën “Vaso Pasha” ku kishte punuar.

Mësohet se në pranga ka rënë Eliza Kodra.

Lexo Edhe:

Në kuadër të operacionit “Gracka”, policia ka sekuestruar 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Gracka”.

Vodhi shuma parash në një banesë, vihet në pranga ish-punonjësja e mirëmbajtjes së kësaj banese.

Sekuestrohen 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në provat e siguruara gjatë një pune të mirëfilltë hetimore për vjedhjen e disa shumave parash, në një banesë në rrugën “Vaso Pasha”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gracka”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetases E. K., banuese në Tiranë.

Nga provat e siguruara gjatë hetimit ka rezultuar se shtetasja E. K., e cila ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e banesës së shtetasit Z. E., në rrugën “Vaso Pasha”, gjatë javës së fundit ka vjedhur në këtë banesë, 2000 euro, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të rinj.

Gjatë kontrollit të çantës së shtetases E. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/Gazeta Express