Romano e bën punë të kryer, Tyrell Malacia është i Manchester Unitedit - Gazeta Express
string(69) "romano-e-ben-pune-te-kryer-tyrell-malacia-eshte-i-manchester-unitedit"

Sport

Gazeta Express

01/07/2022 20:27

Romano e bën punë të kryer, Tyrell Malacia është i Manchester Unitedit

Sport

Gazeta Express

01/07/2022 20:27

Tyrell Malacia është gjithnjë e më afër transferimit nga Feyenoordi te Manchester Unitedi.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se tashmë është arritur edhe marrëveshja mbi kushtet personale të lojtarit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Më herët ishte arritur edhe marrëveshja mes klubeve, ku Feyenoordi do të përfitojë në total 17 milionë euro – përfshirë edhe bonuset.

Kësisoj, Malacia do të jetë nënshkrimi i parë në epokën e trajnerit të ri, Erik ten Hag.

Romano gjithashtu ka bërë të ditur se Manchester United po punon për të caktuar testet mjekësore, të cilave duhet t’iu nënshtrohet mbrojtësi i krahut të majtë.

Marrëveshja mes klubeve është e nënshkruar dhe tani po pritet vetëm edhe nënshkrimi nga ana e 22-vjeçarit.

Sipas këtyre raportimeve, Tyrell Malacia së shpejti do të zyrtarizohet nga “Djajtë e Kuq”. /Gazeta Express/