Rihanna shfaqet për herë të parë pasi u bë nënë - Gazeta Express
string(47) "rihanna-shfaqet-per-here-te-pare-pasi-u-be-nene"

Rihanna shfaqet për herë të parë pasi u bë nënë

Yjet

Gazeta Express

20/05/2022 20:33

Kjo është pamja e Rihannas si nënë … ajo është fotografuar për herë të parë në publik prej që ka lindur fëmijën e parë të gjinisë djalë

RiRi është parë të enjten në Los Angeles me trupërorjen e saj, e ku ka pasur të veshur një këmishë të masës së madhe, pantallona të zi kurse flokët i ka pasur të lëshuara. Ajo është fotografuar duke u larguar nga shtëpia e saj në West Hollywood me një makinë SUV.

Lexo Edhe:

Rihanna sigurisht as kësaj radhe nuk e ka ndryshuar stilin … duke pasur të vënë një zinxhir të madh ari dhe syze dielli të dizajnuara për të.

TMZ dha lajmin të parët që Rihanna ka lindur fëmijën e parë më 13 mars në LA. Ajo dhe babai A$AP Rocky ende nuk ia kanë vënë emrin fëmijës së foshnjës. Ai po ashtu ende nuk është prezantuar në media ende.

Kujtojmë se RiRi kishte arritur që ta ruante shtatzëninë dhe duke mos e treguar deri në janar. Atë e kishte bërë me anë të një fotosesioni në New York ku ajo me krenari kishte shfaqur lajmin se pritet të bëhet nënë. /GazetaExpress/