Gazmend Demolli fiton “lehtë” në Grashticë  - Gazeta Express
string(40) "gazmend-demolli-fiton-lehte-ne-grashtice"

Sport

Gazeta Express

01/06/2026 8:33

Gazmend Demolli fiton “lehtë” në Grashticë 

Sport

Gazeta Express

01/06/2026 8:33

Gazmend Demolli i Prishtina Racing Team është fitues i garës së parë në disiplinën malore për Kampionatin e sivjetmë të Kosovës, e cila u mbajt këtë fundjavë në Grashticë. 

Demolli me Mitsubishi Evo 9, shtegun me gjatësi prej 3 kilometrave e kaloi për 01:36.001 dhe 01:36.848 minuta (koha e përgjithshme 03:12.849), me shpejtësi mesatare prej 112.004 kilometrave në orë. 

“E kam pritur të fitoj sot dhe shpresoj të vazhdoj kështu edhe në garat e ardhshme. Grashticamë shumë më ka shërbyer si ‘nxehje’ për Kullën, Krujën, Brezovicën e garat tjera. Përveç faktit që numri i garuesve nuk ishte i kënaqshëm, sot gjithçka tjetër ishte shumë mirë”, ka thënë Demolli. 

I dyti në plasmanin e përgjithshëm sa i përket kampionatit vendor (sipas kohëve të arritura i dyti u rendit garuesi nga Shqipëria, GentjanShaqiri) doli Valon Rexhepi i Eurogoma Racing Team. 

Valoni me Opel Astra OPC në cak arriti për 01:46.199 dhe 01:43.228 (03:29.247), me vonesë prej 12.789 sekonda në krahasim me fituesin. 

Në podium u ngjit edhe Kushtrim Bytyqi i AK Ferizajt, i cili me Renault Clio pati kohë01:46.181 dhe 01:44.331 minuta. 

Në konkurrencën ekipore, AK Prizreni u rendit në pozitën e parë me 60 pikë, pasuar nga AK Ferizaj (55), Prishtina RacingTeam (32), Eurogoma RacingTeam (15),  AK Drenica (15), AK Gjakova 137 (15) dhe AK Kaçandolli me 10 pikë. 

Rezultatet komplete mund t’i shihni në linkun e mëposhtëm: https://kstiming.com/   

Advertisement
Advertisement
Advertisement