Ministrja Diella me imazhin e aktores Anila Bisha, flet bashkëshorti: Marrëveshja ishte vetëm për asistente në e-Albania - Gazeta Express
string(118) "ministrja-diella-me-imazhin-e-aktores-anila-bisha-flet-bashkeshorti-marreveshja-ishte-vetem-per-asistente-ne-e-albania"

Lajme

Gazeta Express

01/06/2026 8:35

Ministrja Diella me imazhin e aktores Anila Bisha, flet bashkëshorti: Marrëveshja ishte vetëm për asistente në e-Albania

Lajme

Gazeta Express

01/06/2026 8:35

Regjisori Besnik Bisha ka folur sot për ‘Diellën’ dhe përdorimin e imazhit të bashkëshortes së tij, Anila Bisha.

Teksa ishte i ftuar në ‘E Diell’, Bisha sqaroi se marrëveshja përfshinte përdorimin e imazhit të bashkëshortes së tij vetëm si asistente virtuale në e-Albania, por jo si Ministre, ndërsa tregoi se janë në gjyq për këtë çështje.

Regjisori deklaroi se bashkëshortja e tij ka vuajtur një presion shumë të madh për këtë mosmarrëveshje, ndërsa ai u shpreh se vetë ka ndjerë atë që ai e quajti “presionin e zhvlerësimit të individit nga shoqëria dhe pushteti”.

“Nuk është se kanë ndryshuar shumë gjëra në jetën time. Presionin e madh e ka ngrënë ajo. Unë kam ngrënë presionin e zhvlerësimit të individit nga shoqëria dhe pushteti. Është e papranueshme te unë që të të marrin identitetin tënd dhe të bëjnë ç’të duan pa të pyetur.

Marrëveshja ka qenë vetëm për asistente dixhitale të e-Albania-s, jo për Diellën, ministre, për fjalime, kongrese, për t’u bërë sportiste. Këto janë tejkalime dhe shpërfillje. Ne jemi në gjyq me të drejtën tone”, u shpreh regjisori Besnik Bisha.

Advertisement
Advertisement
Advertisement