Respekti i Messit ndaj Lewandowskit, qëndroi një orë para iPad-it duke e ditur që s'do të fitonte - Gazeta Express
string(95) "respekti-i-messit-ndaj-lewandowskit-qendroi-nje-ore-para-ipad-it-duke-e-ditur-qe-sdo-te-fitonte"

Futboll

Gazeta Express

18/01/2022 15:53

Respekti i Messit ndaj Lewandowskit, qëndroi një orë para iPad-it duke e ditur që s’do të fitonte

Futboll

Gazeta Express

18/01/2022 15:53

Pavarësisht se ishte informuar se nuk do ta fitonte çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s, Lionel Messi mori pjesë përmes një videotelefonike në ceremoninë që u zhvillua në Cyrih të hënën.

Si një gjest respekti ndaj Robert Lewandowski, i cili mori çmimin, Messi u lidh përmes iPad-it të tij dhe kaloi pothuajse një orë duke parë ceremoninë.

Lexo Edhe:

“Dua t’i them Robert Lewandowskit se është një nder për mua të konkurroj me të”, tha Messi pas marrjes së Topit të Artë në nëntor.

” Ju e meritoni Topin tuaj të Artë . Vitin e kaluar të gjithë ranë dakord që ju ishit fituesi. Unë mendoj se France Football duhet t’ju japë Topin tuaj të Artë dhe [ju duhet] ta keni atë siç e meritonit. Shpresoj që France Football mund t’jua japë atë në mënyrë që ta keni në shtëpinë tuaj, sepse ju ishit fituesi i merituar. Duhet ta keni në shtëpinë tuaj”, deklaroi ai.

Lewandowski është shpërblyer me çmimin e lojtarit më të mirë të FIFA-s dy herë në 2020 dhe 2021, ndërsa Messi e ka marrë një herë (2019) dhe Cristiano Ronaldo dy herë në 2016 dhe 2017. /Gazeta Express/