RENEA arreston pengmarrësit, Jak Prenga dyshohet se është vrarë për çështje të drogës - Gazeta Express
string(84) "renea-arreston-pengmarresit-jak-prenga-dyshohet-se-eshte-vrare-per-ceshtje-te-droges"

Gazeta Express

27/01/2020 17:52

RENEA arreston pengmarrësit, Jak Prenga dyshohet se është vrarë për çështje të drogës

Gazeta Express

27/01/2020 17:52

Vihen në pranga dy të dyshuar për pengmarrjen 10 ditë më parë në Kamëz, ndërsa ka dyshime të forta të policisë, se Jak Prenga, i marrë peng, mund të jetë vrarë nga vëllezërit Altin dhe Leonard Hajri dhe djali i xhaxhait të tyre.

Leonard Hajri u arrestua ditën e sotme pas aksionit të Policisë dhe forcave RENEA në zonën e Shijakut, në një kompleks “Golden” në pronësi të tij dhe të vëllait Altin Hajri, ky i fundit i shpallur në kërkim. Në pranga ra edhe djali i tyre i xhaxhait, ndaj të cilëve janë ngritur akuzat për “rrëmbim personi” dhe “vrasje me paramendim”. Policia kishte dyshime se Prenga mbahej peng pranë këtij kompleksi për evente, ndërsa raportohet se në kompleksin e tyre u sekuestruan edhe tre armë zjarri.

Lexo Edhe:

Por si shkoi policia në gjurmët e tyre?

Shqiptarja.com mëson se nga kamerat e sigurisë të sekuestrua në këtë kompleks, është parë i mbajtur peng Jak Prenga. Por gjatë aksionit, policia nuk e ka gjetur pengun, ndërsa ende vijojnë hetimet për të zbuluar motivin e rrëmbimit të tij.

Burime nga policia thanë për Report Tv, se një nga vëllezërit e Prengës, ka dyshime se është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli. Të njëjta burime sqaruan se dyshimet janë se vëllai i tij nuk ka dorëzuar një sasi droge prej rreth 16 kg kokainë, çka mund të jetë bërë shkak për marrjen peng të vëllait të tij, Jan Prenga në formë kërcënimi për dorëzimin e mallit. Vetë 49 vjeçari Jak Prenga nuk rezulton të jetë person me të kaluar kriminale, apo si person i skeduar me precedentë të mëparshëm.

Jak Prenga u rrëmbye mesditën e 17 Janarit në zonën e Kamzës nga të paktën dy persona ende të paidentifikuar, e ndërsa vetëm pak orë pas ngjarjes policia gjeti të djegur në rrethinat e Durrësit mjetin tip “Range Rover” me ngjyrë të bardhë, i dyshuar i përdorur nga autorët.