'Realisti' Labinot Tahiri i reagon Glauk Konjufcës për maskë, ka një këshillë - Gazeta Express
string(74) "realisti-labinot-tahiri-i-reagon-glauk-konjufces-per-maske-ka-nje-keshille"

‘Realisti’ Labinot Tahiri i reagon Glauk Konjufcës për maskë, ka një këshillë

Gazeta Express

21/10/2020 8:34

Labi ka një mesazh për Glauk Konjufcën, të cilin e fotografuan pa maskë në qytet.

Vendosja e maskave në vendet publike është e domosdoshme gjatë kësaj kohe, për shkak të pandemisë.

Lexo Edhe:

Madje, Policia çdo ditë shkruan numër të madh të tiketave, për qytetarët që nuk po e përfillin këtë masë.

Së fundi, deputeti Glauk Konjufca është fotografuar pa maskë në rrugë, e kjo gjë nxiti reagim nga ana e qytetarëve.

Por, këngëtari Labinot Tahiri i doli në krah, duke thënë se ta dëgjojë atë e të mos e vendosë fare maskën, ngase, sipas tij, ajo është për ata që vjedhin nga shteti e i kanë pesë fytyra.

Ai thotë se për vete maskën nuk e ka vendosur asnjëherë dhe as nuk është duke e vendosur.

“Të më falni por e sakt! Zoti ju ruajt popull nga duart e liga dhe nga njerezit e lig që ua kanë shkatrrua ardhmerinë! Se po te ishte e mire çdo udheheqesi, sot Kosova nuk kishte pas nevoj as per me ia shtri Doren Evropes dhe as askujt e me mbet vendi me i nenshtruar pran nderkombëtarëve si sot qe jemi!”, shkruan ndër të tjera Labi.