Ambasadori britanik në Beograd: Duam ta shohim Asociacionin teksa formohet sa më shpejt të jetë e mundur - Gazeta Express
string(103) "ambasadori-britanik-ne-beograd-duam-ta-shohim-asociacionin-teksa-formohet-sa-me-shpejt-te-jete-e-mundur"

Lajme

Gazeta Express

26/04/2024 14:09

Ambasadori britanik në Beograd: Duam ta shohim Asociacionin teksa formohet sa më shpejt të jetë e mundur

Lajme

Gazeta Express

26/04/2024 14:09

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Beograd, Edward Ferguson, ka thënë se dëshirojnë të shohin teksa Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe formohet sa më shpejt që të jetë e mundur, shkruan RTV, transmeton Express.  

Ai ka thënë se Asociacioni duhej të ishte formuar dhe ka shtuar se për Mbretërinë e Bashkuar është një mekanizëm i rëndësishëm që duhet t’iu japë besim komuniteteve serbe në Kosovë lidhur me atë se si mund të kryhen më mirë punët e komunitetit serb në Republikën e Kosovës.

Lexo Edhe:

 “Asociacioni duhet të ishte themeluar tashmë dhe ne duam ta shohim atë të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne besojmë se është një mekanizëm i rëndësishëm që duhet t’u japë besim komuniteteve serbe në Kosovë lidhur me mënyrën se si mund të kryhen më mirë punët e tyre,” ka thënë Ferguson.

Ai shtoi se Britania e konsideron Asociacionin si një pjesë të rëndësishme të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe se për këtë arsye Mbretëria e Bashkuar vazhdon të inkurajojë Kosovën që të ecë përpara në atë drejtim sa më shpejt të jetë e mundur./Express/