Reagon Xhelal Sveçla pas arrestimit të zyrtarit policor i cili nuk përfilli urdhrat lidhur me pandeminë - Gazeta Express
string(104) "reagon-xhelal-svecla-pas-arrestimit-te-zyrtarit-policor-i-cili-nuk-perfilli-urdherat-lidhur-me-pandemine"

Gazeta Express

08/04/2020 13:23

Reagon Xhelal Sveçla pas arrestimit të zyrtarit policor i cili nuk përfilli urdhrat lidhur me pandeminë

Gazeta Express

08/04/2020 13:23

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas lajmit që Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë suspendimin e një zyrtari të Policisë së Kosovës.

Sveçla përmes një postimi në Facebook ka thënë se si ushtrues i detyrës së ministrit do të inkurajojë të gjitha institucionet, që të jenë të pakompromis ndaj të gjithë atyre që bëjnë shkelje të ligjit.

Lexo Edhe:

Tutje, ai ka shtuar se ky rast është i dënueshëm dhe ka kërkuar nga të gjitha organet që ta trajtojnë me seriozitetin më të madh sipas të gjitha dispozitave ligjore në fuqi.

“Inspektorati Policor i Kosovës më ka njoftuar për suspendimin e një zyrtari të Policisë së Kosovës, që nuk ka përfillur urdhrat bazuar në vendimet qeveritare lidhur me pandeminë Covid 19. Si u.d ministër do të inkurajoj të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit që të jenë të pa kompromis ndaj të gjithë atyre që bëjnë shkelje të ligjit, dispozitave ligjore dhe urdhrave të Qeverisë. Ky rast është i dënueshëm dhe kam kërkuar nga të gjitha organet që ta trajtojnë me seriozitetin më të madh sipas të gjitha dispozitave ligjore në fuqi”, ka shkruar Sveçla në Facebook.