Rasti “Spiuni”, pesë persona lirohen nga akuzat - Gazeta Express
string(44) "rasti-spiuni-pese-persona-lirohen-nga-akuzat"

Gazeta Express

22/01/2020 10:11

Rasti “Spiuni”, pesë persona lirohen nga akuzat

Gazeta Express

22/01/2020 10:11

Pesë të akuzuarit në aferën “Spiun” që u dënuan në vitin 2014, sot morën aktvendime lirimi. Nga salla e gjykatës dolën të kënaqur, përcjell Gazeta Express nga Alsat-M.

Jam i kënaqur nga gjykata dhe aktvendimi dhe konsideroj që është shumë korrekte dhe profesionale gjegjësisht dorëzoi besim për të gjitha provat, ishte këmbëngulës që të arrijë deri tek gjendja faktike që e përmendëm në procedurën ankimore dhe kjo u dëshmua në procedurë- deklaroi Cvetan Damjanovski- ish punonjës në MPB.

Lexo Edhe:

Damjanovski pret epilog nga Gjykata Supreme për vepra penale bashkim kriminel dhe shantazhe, ndërsa sot u lirua nga akuza për armëmbajtje pa leje.

Gjykatësi Vladimir Tufegxhiq tha se i ka analizuar të gjitha provat dhe se ka vepruar sipas udhëzimeve të dhëna nga Gjykata e Apelit, e cila në vitin 2016 pjesërisht e anuloi aktgjykimin dhe për një pjesë të të akuzuarve kishte rigjykim. Fillimisht ata u dënuan nga një deri në nëntë vjet burg për spiunazh, shantazh, mashtrim dhe bashkim kriminel, ndërsa përsëri u gjykuan për armëmbajtje pa leje.

Prokurorja Elizabeta Josfovska, e cila e përfaqëson lëndën, tha se fillimisht do ta shqyrtojë aktgjykimin dhe më pas do të vendosë nëse do ta ankimojë.

Në aferën spiun u gjykuan 18 persona për dhënien e sekreteve shtetërore për inteligjencën e huaj. Veçanërisht aktgjykimin do ta dëgjojnë gazetari Zoran Bozhinovski dhe ish punonjësi i policisë sekrete Marjan Efremov, i cili mori dënimin më të lartë prej 15 vjet burg.