Rasti i ri me COVID-19 në Vushtrri, kontakt i rasteve të paraqitura ditëve të fundit - Gazeta Express
string(83) "rasti-i-ri-me-covid-19-ne-vushtrri-kontakt-i-rasteve-te-paraqitura-diteve-te-fundit"

Gazeta Express

27/05/2020 23:54

Rasti i ri me COVID-19 në Vushtrri, kontakt i rasteve të paraqitura ditëve të fundit

Gazeta Express

27/05/2020 23:54

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli, ka folur për rastin e ri që është paraqitur sonte në Kosovë me COVID-19.

Meholli ka thënë në Rtv Dukagjini se edhe ky rast lidhet me infektimet zinxhirore pas rastit të ditës së premte.

Lexo Edhe:

“Sot janë përfunduar mostrat e këtyre kontakteve nga komuna e Vushtrrisë dhe nga pesë të testuar vetëm njëri ka rezultuar pozitiv”, tha ai.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë thotë se gjendja shëndetësore e të prekurve ditëve të fundit është e mirë, përcjell Telegrafi.

“Të prekurit janë në vet izolim shtëpiak. Ne i kontaktojmë në vazhdimësi përmes QKMF për t’i pyetur për gjendjen shëndetësore dhe ndonjë simptomë eventualisht”, tha ndër të tjera Sylejman Meholli.