"Rasti Drenica është i manipuluar", letra e ish-gjyqtarit të EULEX-it i përplas deputetët në komision - Gazeta Express
string(97) "rasti-drenica-eshte-i-manipuluar-letra-e-ish-gjyqtarit-te-eulexit-i-perplas-deputetet-ne-komision"

Gazeta Express

25/11/2020 10:27

“Rasti Drenica është i manipuluar”, letra e ish-gjyqtarit të EULEX-it i përplas deputetët në komision

Gazeta Express

25/11/2020 10:27

Deputetët janë përplasur në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit me kryetarin e këtij komisioni, Shkëmb Manaj, raporton Gazeta Express

Si shkak është bërë një letër e dërguar në këtë komision ku është bashkangjitur edhe një shkresë nga ish-presidenti i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons.

Lexo Edhe:

Këtë letër deputetët e kanë akuzuar Manajn se e ka mbajtur të fshehtë.

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi thotë se Simmons duhet të ftohet urgjentisht për intervistim lidhur me këtë çështje.

“Propozoj që fillimisht me vendos një takim të radhët, me ftua zotëriun, me mbajtë një seancë të gjatë brenda komisionit edhe me pa se çka ka me na thanë z. Simmons. Pastaj ai thotë se është i gatshëm me ju drejtu të gjithë deputetëve. Po të ishim njëri nga ne nja 10 vjet në burg, besoj na u kish dashtë goxha urgjente”, ka thënë Donika Kadaj.

Megjithatë, kreu i komisionit, Shkëmb Manaj, thotë se nuk mund të hetohen pretendimet e Simmons pasi që për çështjet të cilat flet ai ka vendim të drejtësisë.

“Është një kërkesë për komision hetimor parlamentar. Ju e dini që në bazë të ligjit qysh themelohet një komision, ligji i njeh tri forma, gjashtë deputetë e bëjnë nismën.

Çështja ka të bëjë me çështjet që janë. Kërkesa është për komision hetimor, unë e konsideroj që kjo kërkesë për komision hetimor mënyra se si është ngritur edhe z. Simmons edhe avokati Qerkini është në kundërshtim me ligjin. Kuvendi nuk mund të hetojë vendimmarrjen e Gjykatave sepse ndërhyn në drejtësi, nëse e konsideroni këtë çështje, për mua nuk është çështje me rëndësi, nëse ju e vlerësoni që është me rëndësi, po ju doni me bo politikë, gjashtë deputetë mblidhuni sot”, ka thënë Manaj. /GazetaExpress/