Alvaro Arbeloa po punon për ta transferuar edhe një talent të Realit te Fulhami - Gazeta Express
string(79) "alvaro-arbeloa-po-punon-per-ta-transferuar-edhe-nje-talent-te-realit-te-fulhami"

Futboll

Gazeta Express

01/08/2026 21:40

Alvaro Arbeloa po punon për ta transferuar edhe një talent të Realit te Fulhami

Futboll

Gazeta Express

01/08/2026 21:40

Fulhami po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një “degë” të Real Madridit. Me Alvaro Arbeloan në stolin e trajnerit, klubi londinez drejtohet nga një ish-lojtar i “Los Blancos”, ndërsa tani edhe talenti i tretë nga kryeqyteti spanjoll, Thiago Pitarch, mund të transferohet në Angli.

Pas Gonzalo Garcias dhe Cesar Palaciosit, dy talente të akademisë së Real Madridit që janë pranë kalimit te Fulhami, edhe transferimi i Pitarchit duket shumë afër.

Sipas gazetës sportive spanjolle “Marca”, kalimi i mesfushorit 18-vjeçar është vetëm çështje kohe. Arbeloa e dëshiron futbollistin dhe raportohet se tashmë ka dhënë miratimin për transferimin e tij.

Edhe pse Pitarch nuk pritet të ketë hapësira nën drejtimin e trajnerit të ri të Real Madridit, Jose Mourinho, ai ka një lidhje të veçantë me Arbeloan.

Trajneri aktual i Fulhamit i ka dhënë 18-vjeçarit tre debutime shumë të rëndësishme gjatë karrierës së tij.

Nën drejtimin e Arbeloas, Pitarch fillimisht debutoi me ekipin U-19 të Real Madridit, më pas me ekipin e dytë dhe sezonin e kaluar edhe me skuadrën e parë.

Mesfushori zhvilloi 10 paraqitje në La Liga dhe gjashtë në Ligën e Kampionëve, duke qenë titullar në përballjet e fazës së 1/8 së finales ndaj Manchester Cityt dhe në ndeshjen e parë çerekfinale kundër Bayern Munichut.

Në janar, Real Madridi promovoi Arbeloan nga trajner i ekipit të dytë në krye të skuadrës së parë, për të zëvendësuar Xabi Alonson, i cili ishte shkarkuar pas pak më shumë se gjashtë muajsh në detyrë.

Megjithatë, në fund të sezonit, të cilin Real Madridi e mbylli sërish pa fituar asnjë trofe, Arbeloa u largua nga klubi dhe mori drejtimin e Fulhamit.

Ndërkohë, Marco Silva u largua nga Fulhami për t’u bërë trajner i Benficës, duke zëvendësuar Jose Mourinhon, i cili mori drejtimin e Real Madridit.

Sipas raportimeve të njëjta në media, transferimet e Gonzalo Garcias dhe Cesar Palaciosit drejt Fulhamit janë tashmë vetëm çështje formaliteti.

Garcia pritet të kushtojë të paktën 40 milionë euro, ndërsa Palacios rreth 8 deri në 10 milionë euro.

Për Thiago Pitarchin, Fulhami pritet të paguajë të paktën 20 milionë euro./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement