Presidenti i La Ligës: Infantino duhet të largohet për këto arsye... - Gazeta Express
string(64) "presidenti-i-la-liges-infantino-duhet-te-largohet-per-keto-arsye"

Futboll

Gazeta Express

01/08/2026 23:40

Presidenti i La Ligës: Infantino duhet të largohet për këto arsye…

Futboll

Gazeta Express

01/08/2026 23:40

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka kërkuar hapur largimin e Gianni Infantinos nga drejtimi i FIFA-s, duke theksuar se tërheqja e planit për shitjen e aksioneve në garat e FIFA-s nuk mjafton për t’i dhënë fund krizës së qeverisjes që ka përfshirë organizatën.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në platformën “X”, Tebas shkroi:

“Infantino nuk duhet të vazhdojë në krye të FIFA-s. Tërheqja e propozimit për privatizimin e garave të FIFA-s është një lajm i mirë. Por do të ishte një gabim i rëndë të besohej se problemi i qeverisjes është zgjidhur me këtë”, tha ai.

Ai vazhdoi: “Konfederatat kontinentale dhe federatat kombëtare, ligat dhe lojtarët nuk duhet të kënaqen vetëm me tërheqjen e këtij propozimi dhe ta konsiderojnë çështjen të mbyllur. Problemi është shumë më i thellë se kaq”.

Më pas, kreu i La Ligës renditi një sërë çështjesh që, sipas tij, dëshmojnë problemet në drejtimin e FIFA-s.

“A e kemi harruar tashmë anulimin e kartonit të kuq pas ndërhyrjes politike? Po hetimin e hapur në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, i cili kërkoi paraqitjen e Gianni Infantinos për akuza serioze? Apo mbylljen e hetimeve në rastet historike të korrupsionit brenda FIFA-s? Po çmimet tronditëse të biletave të Kupës së Botës? Dhe vendimet e njëanshme për kalendarin ndërkombëtar, garat e reja dhe formatet e turneve, të cilat u miratuan pa një proces të vërtetë dialogu dhe konsensusi me palët e përfshira?”, shtoi ai.

Tebas theksoi se problemi nuk lidhet vetëm me një projekt të vetëm.

“Problemi nuk ka qenë kurrë vetëm një propozim. Problemi është një model qeverisjeje që përqendron pushtetin, dobëson mekanizmat e kontrollit dhe balancës dhe margjinalizon palët që preken drejtpërdrejt nga vendimet”, u shpreh ai.

Në fund, ai kërkoi ndryshim në krye të FIFA-s.

“Për të gjitha këto arsye, besoj se Gianni Infantino nuk duhet të vazhdojë në krye të FIFA-s. Futbolli botëror ka nevojë për një udhëheqje të re që modernizon qeverisjen, rikthen besueshmërinë institucionale dhe ndërton vendimet e së ardhmes përmes konsensusit me palët e interesuara, pasi të jenë vlerësuar efektet sportive, ekonomike dhe sociale, e jo duke i imponuar ato në mënyrë të njëanshme”, e vazhdoi ai.

Tebas e mbylli reagimin e tij me një paralajmërim të fortë: “Tërheqja e një propozimi të vetëm nuk e fshin gjithçka që ka ndodhur. Ajo është vetëm maja e ajsbergut”./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement