Kryeministri në detyrë Albin Kurti, i pyetur se a do t’i vazhdojë bisedimet me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se do të përpiqen t’i shfrytëzojnë ditët e mbetura, në mënyrë që të jenë “sa më të përgatitur kur fillon seanca për konstituimin e institucioneve”.
Ai deklaroi se ekziston interesimi, vullneti dhe gatishmëria, por se në javën e ardhshme merret vesh gjithçka.
“Do të përpiqemi që t’i shfrytëzojmë këto ditë, në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur kur fillon seanca për konstituimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të. Mirëpo nuk mund ta parashikojmë ende rezultatin, nuk do të mungojnë përpjekjet. Ekziston edhe interesimi, edhe vullneti, edhe gatishmëria, por në javën e ardhshme marrim vesh gjithçka”, tha Kurti për EO.